Botërori në Shtojcën për kulturë

0%

Shpërndaje në: • Shtojca për kulturë e “Kohës Ditore” më 19 korrik, i dedikohet Kampionatit Botëror të Futbollit. Ndër të tjera do të mund të lexoni një analizë përtej futbollit midis tifozëve, politikës dhe komercializmit. • Se përse Faik Konica e quante “lodrën e topit me këmbët” të cilën “e lozin një grusht burrash dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë”, është një tjetër shkrim në të cilin përfshihet edhe qasjet e Albert Camusit, Jean-Paul Sartreit e Oscar Wildes. • Po ashtu në këtë temë është edhe shkrimi i Jorge Luis Borgesit për futbollin si dramë e luajtur nga një pëson i vetëm, ku “nuk ka rezultat, nuk ka skuadra, nuk ka ndeshje”. • “Tradita e kultura jashtë fushës së Botërorit”, është një tjetër shkrim që sjell anën tjetër të futbollit që bashkon zakone, rite e kultura të ndryshme.

Këto dhe të tjera, të dielën në Shtojcën për kulturë të “Kohës Ditore” Të gjitha shkrimet e Shtojcës mund t’i lexoni në koha.net

Burimi: Koha