Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka hyrë në historinë e kombëtares së Anglisë, pasi u bë futbollisti i parë i “Tre Luanëve” që shënon shtatë gola në një turne të vetëm madhor ndërkombëtar. Mesfushori 23-vjeçar vulosi fitoren spektakolare 6-4 të Anglisë ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.
Bellingham u aktivizua nga stoli në minutën e 79-të dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 98-të, duke realizuar golin e tij të shtatë në këtë Botëror.
Me këtë realizim, ai vendosi një rekord historik për Anglinë, pasi asnjë futbollist i kombëtares angleze nuk kishte arritur më parë të shënonte shtatë gola në një edicion të vetëm të një turneu madhor, qoftë Kupë Bote apo Kampionat Evropian.
Bellingham ishte pjesë e të tetë ndeshjeve të Anglisë në rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si një nga liderët kryesorë të skuadrës së Thomas Tuchel.
