HOV Kur zemra bie në kthetrat e dashurisë dalin tingujt më të ëmbël të melodisë dehet mendja e shpërthejnë ndjenjat në vargjet e zjarrta të poezisë. ZENIT I vë zemrës krahë të të mbërthej në përqafim si hajdute e pangopur ta marr zemrën në rrëmbim.
AROMË Dehem me aromën tënde, dhe pa pikë pendese ta vjedh atë ëmbëlsi që ta ruaj me xhelozi në arkivin e shpirtit tim, edhe kur hije t’bëhesh, a shtegton udhëve pa mbarim.
FLAS ME TY Shpesh flas me ty Edhe kur s’më dëgjon E kur s’je aty Se fjala ime ka valë Transmetohet tek ti Drejt në zemër Nuk sillet vërdallë MUZË Ti je muzë e shpirtit flakërimë Dritë e aurorës së mëngjesit tim Muzës sate i thërras Me zemrën tënde flas Buzëqeshjen t’a pëlcas Dashurinë për ty s’mund ta mas.
IDENTITET Me magjinë e fjalëve të shkruara Shpirtërisht u lidha Në fjalë e fraza u thellova pa mbarim U nisa aty ku doja të shkoja Pa menduar për të mundshmin kthim. Rrugën e shpresës gjelbërova Dhe aty hapëroj çdo ditë E djeshmja e artë më gëzon E sotmja s’më kërrus, më rritë.
ZË Pellgut i afrohet Një zë thërret As kumbimi i tij Ndërgjegjen s’ia vret Se jeta me lajka E me shumë dredhi Gjithherë del e fëlliqur Kob e fat i zi. VRAGË Riga shiu në gjethe të pemës Lajnë pluhurin e shtresëzuar Por vija, vragë të pashlyeshme mbesin Në një zemër të lënduar. YLL KËRKUES Kur të lodhesh nga mundi i stërgjatur për t’i kap yjet e paarritshme, eja në ëndrrën time, pusho aty!
Shtrati rri shtruar me plaf të qëndisur me yje, çarçaf ngjyrë qielli e jastëk në formë hënëje. Eja, bëhu yll i qiellit hënëplotë! NDJENJË E shtrëngova hënën me dy duar Në gjoks ndieva një sëmbim Çela sytë, u ndieva e humbur Në gjumë më ngrohu ai përqafim.