Aksion antidrogë në Podujevë: Policia arreston një të dyshuar,

0%

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, pas pranimit të informatave se një person dyshohej se merrej me shitblerje të lëndëve narkotike.

I dyshuari është lokalizuar në një lokal në qytetin e Podujevës, ku gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime me lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Personi i arrestuar, me inicialet F.S., mashkull kosovar, është intervistuar nga hetuesit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot