Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të drogës në Podujevë,

0%

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, ndërsa Policia e Kosovës ka konfiskuar gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia bëri të ditur se i dyshuari, me inicialet F.S. , u lokalizua në një lokal në Podujevë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Prishtinë, të cilët po zbatonin Planin Operativ “Vera 2026” . Gjatë kontrollit, përveç gjashtë paketimeve me lëndë narkotike, u sekuestruan edhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Sipas Policisë, aksioni u ndërmor pasi hetuesit kishin pranuar informacione se i dyshuari po merrej me shitblerje të narkotikëve. Pas intervistimit, ndaj F.S. u iniciua rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com