Vrasja e Hekuran Morinës më 2015 në Prizren, ngrihet aktakuzë ndaj

0%

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ambroz Përlazeri, për dy vepra penale të sanksionuara me Kodin Penal: “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuza thekson se më , në Prizren, i pandehuri Ambroz Përlazeri, “në bashkëkryerje me tashmë të dënuarin B.P (Bernard Përlazeri, shën.red.), të shtyrë nga qëllimi për përfitim pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim” të Hekuran Morinës, vëllait të rij, Fadil Morinës dhe B.H.

“Si pasojë e të shtënave, H.M ka humbur jetën, F.M ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H ka marrë lëndime të lehta”, njoftoi Prokuroria. Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin e njëjtë, marsin e vitit 2018, Bernard Përlazeri, i cili akuzohej për vrasjen e Hekuran Morinës, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me dënim unik prej 22 vjetësh burgim efektiv.

Burimi: Bota Sot