Dhimbje e madhe për trajnerin, ndahet nga jeta vajza 30-vjeçare

0%

Futbolli italian është zgjuar me një lajm të trishtë. Valentina Baldini, vajza e trajnerit të njohur italian Silvio Baldini, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja dhe të gjithë ata që e njihnin historinë e saj.

Valentina vuante që nga lindja nga një formë e rëndë e tetraparezës spastike, një gjendje neurologjike që zakonisht lidhet me dëmtime të trurit ose sistemit nervor dhe shpesh shoqërohet me paralizën cerebrale. Pavarësisht sfidave të mëdha që përballoi gjatë gjithë jetës, ajo ishte burim frymëzimi për të atin.

Silvio Baldini ka folur shpesh me emocion për vajzën e tij, duke theksuar se ishte pikërisht Valentina që i ndryshoi mënyrën se si e shihte jetën dhe dashurinë. “Ajo më mësoi të dua pa pritur asgjë në këmbim. Valentina më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të duash pa kushte, ashtu si gruaja ime më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të krijosh një familje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të kesh një familje do të thotë të përpiqesh të kuptosh problemet e tyre, veçanërisht ato të atyre që janë më keq”, ishte shprehur më herët trajneri italian. Humbja e Valentinas ka prekur opinionin sportiv në Itali, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë nisur të mbërrijnë për familjen Baldini në këtë moment të vështirë.

Burimi: Bota Sot