Vdiq “Zonja e Pëllumbave” në Home Alone 2

0%

Shpërndaje në: Aktorja irlandeze Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar për rolin e saj në filmin My Left Foot (1989) dhe e njohur për interpretimet në Home Alone 2 dhe serialin televiziv Casualty, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Fricker fitoi çmimin Oscar për “Aktoren më të Mirë” në rol dytësor në vitin 1990, për interpretimin e nënës së personazhit të luajtur nga Daniel Day-Lewis në filmin My Left Foot. Ajo ishte gjithashtu e njohur për rolin e infermieres Megan Roach në serialin britanik Casualty, ku luajti nga viti 1986 deri në paraqitjen e saj të fundit në vitin 2010.

Për shumë adhurues të filmave, Fricker do të kujtohet edhe si “Zonja e Pëllumbave” në filmin Home Alone 2: Lost in New York të vitit 1992. “Nuk do të shohim më kurrë një artiste si ajo dhe bota është më e varfër pa praninë e saj”, ka thënë agjenti i saj Phil Belfield.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha