Protestat e Tiranës, mes diversionit dhe represionit të Ramës…!

0%

Prej mbi një muaj e gjysmë, dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë dalin çdo ditë në protestë paqësore, kryesisht në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Kërkesa e tyre kryesore ka qenë dhe vazhdon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, shoqëruar më pas, jo pa sugjerim nga ndonjë “këshilltar politik i pavarur”, edhe me arrestimin e tij e të Sali Berishës, liderit të PD-së dhe të opozitës, edhe pse është 13 vjet larg pushtetit dhe katandisur këto vitet e fundit, si kokoshi në një thelë.

Edhe më keq, këto afro 7 javë, nxjerrë jashtë lojës në rrugë e sheshe nga këto protesta, shumë më masive, me objektivin e mëvonshëm, për ta lënë të mplaket në stolin e rezervave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, me fillimin e ditëve të nxehta të korrikut, kreu i qeverisë, në vend që të dëgjojë kërkesat e tyre, ka zgjedhur që t’i sulmojë protestuesit më aktivë, sidomos ata që janë afirmuar si të shtabit apo kryesisë, si “gjeneralë” të protestave.

Protestat e dt.30 qershor dhe të ditëve të para të korrikut, me kulm atë të 4 korrikut, u karakterizuan nga heqja dorë prej qetësisë 1 mujore dhe nga kundërpërgjigja më e egër e më e dhunshme e forcave të rendit, ngjashëm si në Shqipërinë 1990-1991 apo si në vendet diktatoriale të mirëfillta dhe tradicionale. Arsyet apo shkaqet ishin sebepe qesharake.

Më së shumti, pse disa protestues, “i provokuan” disa policë me vështrime ironike apo inatçore… Ose, i hodhën ndonjë dere apo dritareje qeveritare një kokërr domate, vezë, fik, pjeshkë të prishur…!?

Apo, pse i shtynë pak më shumë kordonët njerëzorë e të hekurt policorë e ndonjërin prej policëve e vështruan me ironi ose e prekën lehtë tek barqet e fryrë, si të grave 5-6 muajshe shtatzëna?! Komedia u bë më gajasëse, kur disa policë aktruan plagosje, sa për 1-2 orë për spital e sidomos, për t’u vizituar nga ministri dhe nga kamerat qeveritare…!?

Kalimi me urdhër nga LART nga spektatorllëku në dhunë fizike dhe arrestime të disa protestuesve kishte si qëllim kryesor për t’u dëshmuar forcën e policisë së shtetit apo të diktaturës së këtyre viteve, jo krejt si ajo e Enver Hoxhës, por me doza apo bojëra të lehta moderacioni, tolerance, demokratizimi fals apo të pasinqertë…

Me vetëdije dhe me arrogancën dhe prepotencën e tij “gjenetike” apo karakteristike, kryeministri shkoi edhe më tej e më larg. Me anë të një postimi në Facebook, ai i fyeu dhe quajti protestuesit “mbetje të rrezikshme socio-politike”; “shëmbëlltyra më e zezë e alternativave politike e këtyre 35 vjetëve”, “sharlatanë”, “delirantë”, “dështakë”…!?

Edhe më keq, kundërvënien e protestuesve ndaj vkm-ve dhe veprimeve të tjera të tij me erë të rëndë autokratizmi, antiligji, antishqiptarizmi… e cilësoi “çmenduri kundër investimeve të huaja dhe zhvillimit të vendit”!?

Burimi: Bota Sot