Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara më në zonën e Skenderajt ka sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, tri shufra metalike dhe gjësende të tjera të dyshuara si të kundërligjshme.
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë, në mbështetje të njësive të tjera policore, në kuadër të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.
Gjatë kontrollit të automjeteve dhe personave të dyshuar, përveç armës së zjarrit, thikave dhe shufrave metalike, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një radiolidhje dhe një maskë. Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe gjësende të tjera, për të cilat dyshohet se janë përdorur apo kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. “Ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë” – thuhet në njoftimin e Policisë të datës . Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dyshimta përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo adresës elektronike të institucionit.
