Zjarri në deponinë e mbeturinavë në Pejë, banorët e Sverkës

0%

Banorët e fshatit Sverkë në Pejë kanë paralajmëruar protestë për të shtunën, më , në shënjë revolte pas situatës së krijuar lidhur me zjarrin që ka kapluar deponinë e mbeturinave ditë më parë. Protesta është paralajmëruar për në ora . Përfaqësuesi i banorëve të këtij fshati, Enver Shabani ka thënë për KALLXO.com se prej të martës, tymi i shkaktuar nga zjarri po vazhdon ta ndotë zonën.

“Për nesër e kemi thirr protesten në rrugën në drejtim të deponisë, e kemi njoftu edhe Policinë për këtë organizim, po kërkojmë një zgjidhje se po e kem të pa mundur me qendru jashtë shtepisë prej tymit e erës së rëndë pas zjarrit në deponi”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Ndërmarrja publike “Ambienti” ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm. Ky veprim, sipas tyre, rrezikon seriozisht sigurinë e punonjësve, operatorit ekonomik dhe shkakton ndotje të konsiderueshme të mjedisit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Si pasojë e zjarrit, është vështirësuar edhe procesi i zbrazjes së automjeteve komerciale, si dhe janë shkaktuar pengesa të tjera në funksionimin normal të deponisë”- thuhet në njoftim. Situatë e njejtë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Burimi: Kallxo