Deputeti gjerman dhe bashkëshorti i tij bëhen prindër përmes një nëne

0%

Shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestag, Jens Spahn, dhe bashkëshorti i tij, Daniel Funke, janë bërë prindër me ndihmën e një nëne zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi për lindjen e fëmijës së tyre ka nxitur urime, por edhe debat publik në Gjermani, ku amësia zëvendësuese është e ndaluar me ligj.

Sipas legjislacionit gjerman, marrëveshjet për amësi zëvendësuese nuk kanë fuqi juridike, ndërsa si nënë e fëmijës njihet gruaja që e ka lindur atë. Megjithatë, prindërit që përdorin një nënë zëvendësuese jashtë Gjermanisë nuk përballen me dënime penale.

Vështirësitë mund të shfaqen gjatë procedurave për regjistrimin dhe sjelljen e fëmijës në vend, pasi autoritetet verifikojnë prejardhjen biologjike dhe shtetësinë. Ministria Federale e Drejtësisë ka sqaruar se në raste të caktuara, prindërimi mund të njihet ligjërisht nëse të paktën njëri prej partnerëve ka lidhje gjenetike me fëmijën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për lajmin, Spahn deklaroi: “Burri im u bë baba, dhe bashkë me të edhe unë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com