“Fëmija juaj mund të mos shohë mirë dhe të mos jetë në gjendje t’ju

0%

Kontrolli i syve te fëmijët, sidomos para moshës shkollore, është një nga hapat më të rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm të problemeve me shikimin. Kështu tha gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, oftalmologu dhe kirurgu i syrit, Naser Salihu.

Sipas tij, një nga çështjet që duhet theksuar vazhdimisht është kontrolli i fëmijëve, pasi në moshë të hershme mund të zbulohen sëmundje që vetë fëmija nuk di t’i tregojë. “Praktikisht ajo që vlen të përmendet dhe të theksohet dhe të ritheksohet është kontrolli i fëmijëve. Ne kemi dëshirë që fëmijët parashkollorë së paku një vizitë ta bëjnë”, tha Salihu.

Ai shpjegoi se në këtë periudhë mund të detektohen probleme që më vonë mund të bëhen më të vështira për t’u trajtuar. “Në atë kohë i detektojmë, i zbulojmë disa sëmundje të cilat fëmija nuk është në gjendje me i tregu. Në momentin kur ai është i vetëdijshëm dhe rritet në atë shkallë që me tregu, atëherë është vonë”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Salihu përmendi edhe anomalitë e refraksionit, që përfshijnë shkurtpamësinë, largpamësinë dhe astigmatizmin. Sipas tij, nëse këto probleme zbulohen herët, trajtimi mund të jetë shumë i thjeshtë. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi