Përveç rrafshës manipuluese për udhëheqësit e saj politikë, asgjë

0%

Në mes të këtij muaji, në të cilin jemi – korrik 2026 – mini-serbja e lartcekur shkaktoi një tërmet politik kur tha – e citoj: „Po të isha Slobodan Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998!“ E ja ku i them unë mini-serbes: – Fasho-etnicizmin tuaj e kemi varrosur PËRJETË bashkë me Millosheviqin tënd!

Me forcat e UÇK-së, si dhe me të gjithë aleatët tanë, BE-në e posaçërisht SHBA-në, ju kemi treguar adresën tuaj të fundit!

Provokimi, deklarata narciste, si edhe retorika e saj patologjike, përçmuese, përtej mase çnjerëzore dhe jashtëzakonisht agresive, njëkohësisht fashistoide, në lidhje me ne, përkatësisht me popullin shqiptar të Kosovës, sipas mendimit tim, më shumë ka pasur dhe ka për qëllim manipulimin e mbështetësve të saj, si dhe të kryesuesve të politikës fashistoide e primitive serbe, aktualisht aspak më e civilizuar se në kohën e politikave gjenocidale të Millosheviqit, të paraardhësve dhe pasardhësve të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Provokim brutal i një pushteti primitiv, të mos them të stilit mesjetar, të frikësuar, që synon vetëm tronditje të pamëshirshme dhe të dhunshme. Qëllimi i tij është thyerja e rregullave ekzistuese, njëkohësisht nxitja e reagimeve enkas për tërhequr vëmendjen përmes nënçmimit të të gjithë spektrit të gjerë politik, përtej të gjitha suazave normale njerëzore. Pse?

Sepse e kanë traditë dhe në gjak vjedhjen e kolonizimin e tokave që nuk u përkasin. Andaj tipat e llojit të Paunoviqit qëllimisht bëjnë shkelje të kufijve shoqërorë përmes gjuhës së urrejtjes, e cila zhvendos kufijtë e asaj që mund të thuhet, me ç’rast, teorikisht – po e theksoj edhe një herë, vetëm teorikisht – thyhen tabutë (diktatet për të cilat s’mund të flitet dhe veprimet që nuk mund të kryhen), sepse të njëjtës në fjalë, bashkë me pushtetarët e saj aktualë, ka kohë që moti „iu kanë cofur (ngordhur) morrat“.

Në gjermanisht ekziston një shprehje që përdoret: „MÄDCHEN, WEINE NICHT, ES IST EHER ZU SPÄT.“ Në shqipen tonë shekullore, me prejardhje ilire, nga Troja jonë deri te qyteti Naissus, sot Nish (qytet në Serbi), do të thotë: „VAJZË, MOS QAJ, SEPSE TANI ËSHTË VONË.“ Andaj radikalizmi juaj ka dalë krejtësisht jashtë forme.

Ju ka kaluar koha e gjenocidit, me të gjitha veprimet tuaja shtazarake e vampirjane, si dhe koha e deportimeve. Juve ju ka mbetur vetëm koha për t’u mobilizuar dhe për t’i thelluar më tej përçarjet tuaja politike, dhe jo vetëm.

Por një gjë duhet ta dini dhe të mos e harroni kurrë: kapacitetet mbrojtëse të shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë, kanë arritur një nivel të krahasueshëm me standardet ushtarake të NATO-s, Aleancës Euro-Atlantike, e cila, falë vendimeve për rritjen e kapaciteteve financiare të anëtarësisë dhe forcimit të saj, synon të garantojë sigurinë e përbashkët të aleatëve.

Prandaj, askush nuk do të mund ta shkatërrojë lehtë sigurinë e globit.

Burimi: Bota Sot