Egnatia i jep lamtumirën një tjetër kampioni

0%

Afonso Rodrigues nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Egnatias. Edhe pse sulmuesi portugez kishte kontratë deri në verën e vitit 2028 dhe u afrua këtë janar, është gjetur akordi për t’i dhënë fund bashkëpunimit. Rodrigues mori pjesë në 16 ndeshje me Egnatian, duke gjetur edhe në një rast rrugën e rrjetës. Ai ishte pjesë e ekipit duke fituar titullin kampion, por pa lënë gjurmët e tij.

“Faleminderit Afonso Rodrigues , Ishte kënaqësi të të kishim pjesë të familjes sonë. Të urojmë shumë suksese në sfidat e radhës, brenda dhe jashtë fushës”, shkruan klubi rrogozhinas.

Burimi: Bota Sot