Luljeta Stermilla do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të volejbollit të Tiranës. Volejbollistja ka firmosur kontratën e re me bardheblutë, e cila është e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027. Kështu, Tirana do ta ketë përsëri në organikë Luljeta Stermillen, e cila cilësohet lojtare kyçe.
Kujtojmë se karrierën e saj e ka nisur te Korabi, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me Barletin. Nga viti 2023 e deri më sot është pjesë e Tiranës, duke u kthyer në protagoniste si “middle-blocker”. Rinovimin e saj e ka njoftuar Klubi Shumësportësh Tirana në rrjetet sociale.
