Policia konfirmon raportimin e Sinjalit: Krimet Ekonomike zhvilluan

0%

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit lidhur me aksionin e Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike në rajonin e Gjakovës, ku në fokus kanë qenë parkingjet private që dyshohet se operojnë në kundërshtim me ligjin.

Sipas burime të Sinjalit, operacioni synon evidentimin dhe verifikimin e subjekteve që dyshohet se operojnë pa regjistrim të biznesit, pa licencat e nevojshme, pa pajisje fiskale dhe pa përmbushjen e detyrimeve tatimore, duke ngritur dyshime për shmangie të tatimeve dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë ekonomike.

Burimet bëjnë të ditur se një numër i konsiderueshëm parkingjesh private në Kosovë funksionojnë pa përmbushur standardet minimale ligjore për ushtrimin e aktivitetit, ndërsa situatë e ngjashme, sipas dyshimeve që po hetohen, është evidentuar edhe në rajonin e Gjakovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të këtij aksioni, hetuesit pritet të verifikojnë statusin juridik të operatorëve, mënyrën e arkëtimit të pagesave, deklarimin e të hyrave dhe përmbushjen e obligimeve fiskale. Nëse konstatohen shkelje, pronarët e këtyre bizneseve mund të përballen me procedura penale dhe administrative, varësisht nga natyra e gjetjeve.

Sipas informacioneve të Sinjalit, në këtë operacion është paraparë të ketë koordinim edhe me institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e aktivitetit ekonomik, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës dhe inspektoratet kompetente, me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve eventuale.

Ekskluzive: Krimet Ekonomike zbarkojnë në rajonin e Gjakovës – në fokus parkingjet private që dyshohet se operojnë jashtë ligjit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com