Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

0%

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë nisur natën e pestë radhazi të sulmeve ndaj Iranit, duke konfirmuar zhvillimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas deklaratës së CENTCOM-it, operacionet ushtarake kanë për synim dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat e goditura apo dëmet e shkaktuara. Përshkallëzimi i sulmeve vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Shtëpia e Bardhë: Vazhdojnë bisedimet Uashington-Teheran Në të kaluarën, sulmet amerikane janë pasuar shpesh nga kundërpërgjigje të Iranit, i cili ka goditur objektiva dhe baza ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik. Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe për ndikimin që ai mund të ketë në sigurinë rajonale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vazhdojnë negociatat e paqes mes dyja vendeve.

Burimi: Telegrafi