Ballkani kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas

0%

Ballkani i Suharekës ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pas fitores me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads.

Kampioni i Kosovës në duelin e zhvilluar në shtëpi krijoi një epërsi të madhe prej 3:0, por në minutat e fundit e vuri në rrezik serioz fitoren, duke pranuar dy gola brenda pak minutash Ballkani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe shkoi në pushim me epërsi minimale.

Kapiteni Edvin Kuç ishte autori i golit të parë, pasi realizoi në minutën e 20-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës prej 1-0. Në pjesën e dytë, vendasit shpërthyen me dy gola të shpejtë dhe dukej se gjithçka ishte vendosur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht, Giovanni Ribeiro shënoi në minutën e 49-të për 2-0, ndërsa braziliani 24-vjeçar pak minuta më vonë u shndërrua në asistues, duke i dhënë mundësi Valentin Serebes të realizonte për 3-0 në minutën e 57-të. Megjithatë, Connah’s Quay Nomads nuk u dorëzua dhe riktheu emocionet në ndeshje.

Skuadra uellsiane ngushtoi diferencën në minutën e 69-të, kur Max Woodcock realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 3-1. Vetëm disa minuta më vonë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë. Hussein Mehasseb realizoi në minutën e 76-të për 3-2, duke e bërë fundin e takimit dramatik.

Ballkani arriti ta menaxhojë avantazhin në minutat e mbetura dhe siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në fazën tjetër, skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e duelit mes Bohemian të Irlandës dhe St Joseph’s të Gjibraltarit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi