Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futboll mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “New York-New Jersey”. Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila tha se presidenti amerikan mezi pret të jetë i pranishëm në këtë përballje.
“Ne mezi e presim lojën finale të dielën dhe e di se presidenti mezi pret që të marrë pjesë” – tha Leavitt para gazetarëve në një konferencë për shtyp, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
