Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit

0%

Shpërndaje në: Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të enjten për të diskutuar lidhur me kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë pas nismës për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka konfirmuar para mbledhjes takimit për zhvillimet e fundit pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e kuvendit.

Anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj ka deklaruar se procesi i verifikimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit ende është në zhvillim, duke shtuar se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. “Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen nënshkrimet”, ka thënë ai, raportoi EkonomiaOnline.

E Anton Quni ka deklaruar rreth një orë më parë se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

E Lutfi Haziri, që është nënkryetar i partisë pati thënë që nënshkrimet do të verifikohen dhe kërkesa do të trajtohet. Edhe Arbëri 6 muaj më parë LDK-ja mblidhet për të analizuar dështimin në zgjedhje Kuvend të Jashtëzakonshëm LDK-ja ka mbajtur edhe më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Abdixhiku pati ofruar vetë dorëheqjen. Në votëbesimin e mbajtur, atij iu rikonfirmua pozita.

Burimi: Koha