Shpërndaje në: Mbrojtësit e Argjentinës, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez, e kanë kritikuar ashpër legjendën e Anglisë, Gary Neville. Të dy lojtarët argjentinas kanë thënë se komentet e ish-futbollistit anglez ishin të padrejta. Neville kishte kritikuar paraqitjen e Romeros dhe Martinezit.
Por edhe më i ashpër ndaj komenteve të Nevillet, u shfaqën Romero dhe Martinez pas fitores së Argjentinës ndaj Anglisë 2:1. “E vetmja gjë që shpresoj kur të dal në pension, është të mos jem aq budalla. Shpresoj të mos kritikoj asnjë lojtar”, tha Romero për “DSports”. I ashpër ishte edhe Lisandro Martinez.
Edhe Botërori 2026 18 o. më parë Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales Anglia – Argjentina “Jemi mësuar që njerëzit të flasin gjithmonë për ne. Duket sikur atyre u pëlqen ta bëjnë këtë, dhe ne përgjigjemi në fushë, kaq, gjithmonë me respekt”, tha Martinez. Argjentina siguroi finalen pas fitores në gjysmëfinale ndaj Anglisë. Në finale të dielën do të përballet me Spanjën.
