Shkëndija e Tetovës takohet me Europa FC

0%

Pas triumfit spektakolar në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kthehen para publikut vendas për të vulosur kualifikimin në raundin e dytë dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën evropiane. Shkëndija e Tetovës takohet me Europa FC, e cila luhet sonte (20.00) në Arena “Todor Proeski” në Shkup.

Shkëndija hyn në këtë ndeshje të kthimit me një komoditet të madh pas fitores bindëse 5:0 në Gjibraltar javën e shkuar Skuadra konsiderohet favorite absolute për të siguruar kalimin tutje, ku në raundin e dytë tashmë pret përfaqësuesi i Sllovenisë, NK Bravo Kuqezinjtë kthehen të luajnë si vendas në Evropë me synimin për të përsëritur suksesin dhe ecurinë magjike të sezonit të kaluar Portieri Babacar Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi kanë shqetësime fizike dhe do të mungojnë në sfidën e sotme për shkak të dëmtimeve.

Në dyshim: Sulmuesi anësor Sebastian Spahiu mbetet në dyshim për arsye dëmtimi, ndërsa mesfushori Drilon Islami ndjen një shqetësim muskulor dhe për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm para ndeshjes. Jubileu me fitore: Dueli i parë në Gjibraltar ishte ndeshja e 70-të e Shkëndijës në kupat evropiane, ku skuadra jonë arriti të regjistrojë fitoren numër 25 në histori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rikthimi në Shkup: Ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në arenën “Todor Proeski”, aty ku rikthehet të luajë ndeshjet ndërkombëtare si vendas. Synimi i madh: Pas sezonit të shkuar historik ku u luajt në fazën e ligës dhe u arrit deri në fazën play-off, kuqezinjtë shpresojnë të përsërisin të njëjtën arritje edhe në këtë edicion.

Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar një tresheje nga Bjellorusia, e udhëhequr nga arbitri kryesor Anton Lashuk.

Burimi: Bota Sot