Kaçandolli pa fat në këtë fundjavë

0%

Gara e nëntë në kuadër të FIA European Hill Climb Championship, e cila këtë fundjavë u mbajt në Ilirska Bistrica, nuk ka shkuar mirë për garuesin tonë Valdet Kaçandolli. “Pas shumë peripecish dhe një sezoni të jashtëzakonshëm, plot sfida dhe momente të vështira, gara e Ilirska Bistricës në Slloveni përfundoi për mua më herët nga sa dëshiroja.

Një problem teknik në bolid më detyroi të tërhiqem dhe të mos e përfundoj garën. Ishte një garë shumë e rëndësishme për pikët e mia në klasifikimin e përgjithshëm të Kampionatit Evropian, ndaj sigurisht që është një zhgënjim i madh. Por, në motorsport duhet të dish të ngrihesh pas çdo vështirësie”, është shprehur Kaçandolli.

Gjithsesi, ai dëshiron të “harrojë” këtë fundjavë dhe të përqendrohet te gara e radhës (e fundit), në Buzet të Kroacisë. “Do të japim maksimumin për ta përmbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Faleminderit të gjithë atyre që më qëndruan pranë dhe më përkrahën gjatë gjithë këtij sezoni”, ka shtuar Kaçandolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot