Moti gjatë javës me temperatura të larta, priten edhe reshje shiu

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të shtatorit do të jenë kryesisht të nxehta dhe me diell, por në disa zona priten edhe reshje shiu. Të hënën , moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura deri në 34°C . Të martën , do të ketë diell e vranësira, ndërsa në disa vende mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33°C . Të mërkurën , dita nis me diell, por gjatë pasdites priten më shumë vranësira dhe në disa zona mund të ketë shi dhe bubullima . Temperaturat do të shkojnë deri në 32°C . Të enjten , pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë deri në 31°C .

Të premten , moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, me temperatura deri në 32°C . Sipas IHMK-së, gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe erëra nga veriperëndimi dhe verilindja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com