A është pjekur si lojtar Edon Zhegrova?

0%

Shpërndaje në: Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, do të paraqitet me Juventusin kundër ish-skuadrës, Baselit. Ndeshja miqësore ndërmjet Baselit dhe Juventusit luhet të shtunën në stadiumin “St. Jakob-Park”. Për Zhegrovën do të jetë paraqitja e parë pas largimit nga Baseli. Te skuadra zvicerane, Zhegrova, kaloi periudhë të suksesshme.

Me fanellën e Baselit luajti 64 ndeshje, ndërsa shënoi 12 gola. Edhe Futboll 7 muaj më parë Foda i bindur se Kosova mund të kualifikohet në Botëror Pas paraqitjeve të mira me Baselin, Zhegrova, u transferua te Lille, skuadër për të cilën shënoi 26 gola në 107 ndeshje. Juventusit iu bashkua vitin e kaluar nga klubi francez.

Por në edicionin e kaluar, Zhegrova nuk pati shumë hapësirë te Juve. Por ai ka thënë se është pjekur si lojtar. “Besoj se sot jam një lojtar më i plotë dhe i pjekur. Në të kaluarën, mbështetesha shumë te kreativiteti dhe talenti im. Me kalimin e kohës, kam mësuar rëndësinë e disiplinës, qëndrueshmërisë dhe marrjes së vendimeve të duhura në momente vendimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu jam rritur si person përmes përvojave, ligave dhe sfidave të ndryshme me të cilat jam përballur”, ka thënë Zhegrova për faqen e Baselit. Ai premton gola dhe asistime për Juventusin në edicionin e ri në Serie A. “Gjëja më e rëndësishme është të qëndroj i shëndetshëm dhe të ndihmoj ekipin. Dua të përmirësohem çdo ditë dhe të kontribuoj me gola, asistime dhe punë të palodhur.

Por në fund të fundit, ajo që ka më shumë rëndësi është që të kemi sukses si ekip”, është shprehur Zhegrova. Ai është i lumtur që kthehet sërish të luajë ndeshje në Basel. Edhe Futboll 9 muaj më parë Yakin veçon personalitetin e ish-reprezentuesit të Shqipërisë “Baseli ishte një kapitull shumë i rëndësishëm në karrierën time.

Kjo është arsyeja pse do të jetë diçka e veçantë të luaj përsëri në St. Jakob-Park. Kam shumë kujtime të bukura me klubin, qytetin dhe tifozët. Sigurisht që do të jetë mirë të shoh përsëri fytyra të njohura. Mendoj kryesisht për një kohë kur pata mundësi të zhvilloja më tej si lojtar dhe si person. Mësova shumë këtu dhe bëra hapa të rëndësishëm.

Atmosfera në stadium ishte gjithmonë e veçantë dhe tifozët më mbështetën që nga fillimi. Këto përvoja më kanë bërë lojtarin që jam sot”, ka thënë 27-vjeçari. Zhegrova për Kosovën ka shënuar pesë gola në 46 ndeshje.

Burimi: Koha