Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë votuar më herët për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit. Në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë përballë Flamur Nokës do të jetë deputeti Saimir Korreshi.
Ndërkohë emrat e personave të propozuar për nënkryetar: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti. Nga gjashtë kandidaturat do të zgjidhen tre prej tyre. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se një nga nënkryetarët do të jetë përfaqësues i të rinjve dhe një i diasporës.
