Caushaj: Protestat dhe Bashkimi Europian e kanë detyruar qeverinë të

0%

Protestat e vazhdueshme dhe presioni i ndërkombëtarëve kanë detyruar kryeministrin të pranojë një marrëveshje, pavarësisht përpjekjeve për të mos u shfaqur i mundur. Në prapaskenë, procesi i integrimit dhe mbyllja e tre kapitujve të parë negociues ka zbuluar lëshime të cilat kreu i qeverisë nuk ishte i përgatitur t’i bënte në asnjë moment.

Ndonëse tre kapitujt e mbyllur konsiderohen teknikisht më të lehtët dhe masat thelbësore ishin përmbushur prej kohësh, drita jeshile ishte bllokuar. Ngërçi u tejkalua vetëm në muajin maj, kur u mor miratimi për kriteret e ndërmjetme. Këto kritere lidheshin drejtpërdrejt me shtyllat më të forta të integrimit: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”,Gazetarja,Rezarta Caushaj, u shpreh se një nga kushtet kryesore ishte garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Kjo kërkesë erdhi si përgjigje ndaj tentativave të qeverisë vitin e kaluar për të kontrolluar me ligj sistemin e drejtësisë përmes një komisioni të posaçëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Plotësimi i kushtit për procedimin e zyrtarëve të lartë nuk i faturohet vullnetit të qeverisë, por drejtësisë së re. Institucioni i akuzës ka treguar guxim duke vepruar i pavarur nga ndikimi politik, ndërsa në fazën e ardhshme të integrimit paralajmërohet se nuk do të mjaftojnë vetëm procedimet, por do të kërkohen dënime konkrete për nivelin e lartë zyrtar.

Një tjetër fitore e rëndësishme në këtë proces ishte garantimi i lirisë së medias. Kusht i panegociueshëm ishte tërheqja nga i ashtuquajturi ligj anti-shpifje, një nismë e cila shkaktoi protesta masive nga gazetarët dhe profesionistët e medias në periudhën 2018-2019.

Tërheqja nga ky projektligj shënon një arritje jetësore për ata që kundërshtuan censurën në atë kohë, qoftë përmes shkrimeve, qoftë në sheshe. Rezarta Caushaj:” Ajo çfarë unë pashë dje ishte një përpjekje titanike e kryeministrit që të mos pranonte se është i mundur në një farë mënyre. Protestat po edhe Bashkimi Evropian e kanë detyruar të ulet edhe të bëjë marrëveshje. Pse e them këtë?

Sepse po t’i futesh pak procesit teknikisht dhe unë do t’i futem pak, po e do ta thjeshtëzoj sa më shumë. Ti e kupton që këto nuk janë lëshime që kryeministri ka qenë deri tani i parapërgatitur për t’i bërë. Tre kapitujt të cilët u mbyllën, janë kapitujt më të lehtë, po janë edhe kapituj, masat e të cilit tashmë ishin përmbushur.

E megjithatë, bëja nuk i kishte dhënë një dritë jeshile për t’i mbyllur. Pse? Por në radhë të parë sepse përpara se të kalonin duhet të përmbusheshin masat, që janë përmbushur. Pastaj duhet të kalohej IBAR-i, pra duhet të merrej miratimi për kriteret e ndërmjetme që të quhen. Dhe këto kritere u përmbushën si me thënë në maj. Po si u përmbushën dhe cilat ishin kriteret?

Tani, kriteret më të rëndësishme kanë gjithmonë të bëjnë me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe sundimit të ligjit. Dhe kriteri ishte specifikisht për reformën në drejtësi, që të garantohej pavarësia e institucioneve të drejtësisë.

E kemi parasysh që u bë një përpjekje nga qeveria vitin e kaluar nëpërmjet komisionit Xhafaj për të kontrolluar me ligj institucionet e drejtësisë sepse i kishin dalë jashtë planeve. Dhe së dyti ishte procedimi i zyrtarëve të lartë. Dhe këtë kusht, ne e kemi plotësuar, por nuk e ka plotësuar qeveria, e ka plotësuar praktikisht SPAK-u.

Sepse ai ka qenë institucioni që ka qenë pak a shumë i vendosur para kësaj përgjegjësie dhe ai është institucioni që i ka përmbushur. Një, pati guximin që të vepronte i pavarur nga politika, dhe pati guximin që të procedonte zyrtarët e lartë. Në fazën tjetër do kërkohen arritje edhe më konkrete, do kërkohen dënime. Do shkoj edhe atje, do shkoj edhe atje.

Një nga tjetër masa ishte garantimi i lirisë së medias. Edhe kjo është shumë e rëndësishme për t’u thënë, sepse një nga kushtet e Bashkimit Evropian ishte tërheqja nga paketa anti-shpifje, për të cilën ne kemi luftuar në vitet 2018-2019.

Dhe ja ku jemi disa vite më vonë dhe kjo është një tjetër fituese për disa protestues të tjerë dhe të gjithë profesionistët e medias, ne kemi qenë në atë grup, që kanë protestuar si me penë, si duke dalë në shesh.

Dhe arsyet e tjera ishin pak a shumë arsye pak më teknike, ishin përafrim legjislacioni për një reformë në administratë, pra thjesht marrje e disa zotimeve, po vetëm kaq.”-tha ajo.

Burimi: Bota Sot