Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në kampionatin turk. Muriqi ka gjetur sërish rrjetën me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar që në minutën e 3-të ndaj Samsunsporit vendas. Ky ishte goli i dytë në tri ndeshje për sulmuesin në elitën turke, ndërsa në llogarinë e tij ka edhe një asistim.
Muriqi po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një makth për mbrojtjet rivale.
Burimi:
Bota Sot
