Brukseli shqetësohet pas “jo”-së së Islandës, rrezikohet momentumi i

0%

Vendimi i qytetarëve të Islandës për të refuzuar rihapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian po shihet në Bruksel si një goditje për momentum-in e zgjerimit të BE-së.

Edhe pse institucionet evropiane kanë theksuar se e respektojnë plotësisht vendimin demokratik të islandezëve, rezultati rrezikon të zbehë përpjekjet e BE-së për ta shtyrë përpara politikën e zgjerimit, e cila pas vitesh stagnimi është rikthyer në qendër të agjendës evropiane.

Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel e kishin parë Islandën si një kandidate veçanërisht të favorshme për anëtarësim, për shkak të integrimit të saj të gjerë me BE-në dhe lidhjeve të forta me tregun evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në prag të referendumit, Komisioni Evropian kishte sinjalizuar gatishmëri për të gjetur zgjidhje “kreative” për dy çështjet më të ndjeshme në një proces të mundshëm negociues – peshkimin dhe bujqësinë.

Tash, në Bruksel mbetet e paqartë se sa do të ndikojë rezultati i Islandës në përpjekjet për zgjerimin e Unionit, veçanërisht në një kohë kur BE-ja synon të japë rezultate konkrete për vendet kandidate dhe t’i mbajë ato të angazhuara në proces.

Mali i Zi aktualisht shihet si kandidati kryesor, pasi ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt negociues dhe synon anëtarësimin në BE në vitin 2028. Refuzimi në Islandë vjen në një moment delikat për politikën e zgjerimit, pasi Brukseli e sheh të rëndësishme që procesi të prodhojë rezultate konkrete para se vendet kandidate të humbin durimin.

Islanda i thotë “Jo” BE-së – referendumi vendos fatin e negociatave për anëtarësim Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com