Dyshimet për helmim në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë:

0%

Rreth 90 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Han të Elezit me probleme shëndetësore që lidhen me traktin gastrointestinal, ndërsa po hetohet nëse rastet kanë të bëjnë me helmim nga ushqimi.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka deklaruar për Telegrafin se jo të gjitha rastet e paraqitura mund të cilësohen si helmime, por janë evidentuar si raste me diagnozën A09. “Jo të gjitha rastet janë helmime. Diku rreth 90 raste i kemi me A09, që janë paraqitur nga data 13 pas orës deri sot, ku janë edhe 6 raste të reja”, ka thënë Kuka për Telegrafin.

Rreth 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një piceri në Han të Elezit Më herët është raportuar se qytetarë të shumtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, me simptoma që dyshohet se lidhen me helmim nga konsumimi i ushqimit në një piceri në këtë komunë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, një qytetar nga Hani i Elezit ka pretenduar se është helmuar pas konsumimit të ushqimit në një piceri në këtë qytet. Ai ka thënë se edhe persona të tjerë janë prekur pas konsumimit të ushqimit në të njëjtin lokal. Lidhur me rastin, ekipet e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik kanë dalë në terren dhe kanë kryer verifikime në QKMF dhe në biznesin ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Burimi: Telegrafi