Laura pas medaljes së argjendtë: Jam e lumtur që ia solla Kosovës

0%

Laura Fazliu foli pas medaljes së argjendtë në Taranto 2026, duke pranuar zhgënjimin për finalen por edhe krenarinë që ia solli Kosovës një medalje tjetër. Xhudistja kosovare ishte në ditë të mirë dhe i fitoi bindshëm luftat e para, por në finale u shpërqendrua pas poenit të dhënë për kundërshtaren.

Fazliu: “Sot kam qenë në ditë të mirë, por poeni që ia dhanë asaj më bëri të shpërqendrohem” Po normal, sot kam qenë në ditë të mirë, luftat e para i rraha mirë, në finale nuk shkoi bash ashtu siç prita të shkojë, në fakt poeni që ia dhanë asaj më bëri të shpërqendrohem në atë luftë, por prapë se prapë jam e lumtur që ia solla Kosovës medaljen e argjendtë.

E pyetur për motivimin nga suksesi i Kosovës në ditën e parë të Lojërave, Fazliu tha se është motiv shumë i madh suksesi i ekipit. FAZLIU: “Është motiv shumë i madh që krejt ekipi i xhudos ka treguar sukses”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po normal që është motiv shumë i madh dhe jam shumë e lumtur që krejt ekipi i xhudos ka treguar me të vërtetë sukses shumë të mirë, falë punës që e bëjmë me të vërtetë edhe kemi ushtruar shumë për këtë garë dhe jam shumë e lumtur.

Fazliu fitoi të argjendtën në kategorinë -63kg, pasi në çerekfinale mposhti turken Ozlem Yildiz dhe në gjysmëfinale francezen Doria Boursas, ndërsa në finale u ndal nga italianja Carlotta Avanzato.

Burimi: Bota Sot