Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të godasë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse vendi nuk do të kthehej në bisedime. Komentet e tij në një intervistë për Fox Neës u transmetuan ndërsa të dy vendet shkëmbyen sulme për të katërtën ditë radhazi.
Të martën, Trumpi është tërhequr nga një kërcënim për një tarifë prej 20% për të gjitha anijet në Ngushticën e Hormuzit, por ka rifilluar bllokimin e porteve iraniane. “Javën tjetër gjërat do të përkeqësohen shumë për ta”, ka thënë Trumpi. “Do t’i rrëzojmë të gjitha termocentralet e tyre.
Do t’i rrëzojmë të gjitha urat e tyre nëse nuk ulen në tryezën e bisedimeve dhe nuk negociojnë”, ka thënë ai, duke përsëritur kërcënimet e mëparshme të dënuara në atë kohë nga zyrtarët e OKB-së.
Edhe Botë 1 muaj më parë Trumpi kërcënon me sulme edhe Omanin Pasi Trumpi ka kërcënuar në prill të bombardonte infrastrukturën civile në Iran, duke përfshirë urat dhe termocentralet, shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Volker Türk, ka thënë se “Sipas ligjit ndërkombëtar, sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një krim lufte”.
Konventat e Gjenevës të vitit 1949 mbi sjelljen humanitare në luftë ndalojnë sulmet në vendet që konsiderohen thelbësore për civilët. “Do t’i ruaj objektivat e energjisë për në fund, por në fund do t’i arrijmë objektivat e energjisë”, ka thënë Trumpi në një intervistë në “Special Report ëith Bret Baier” që është transmetuar të martën në mbrëmje.
Ai ka shtuar se negociatorët amerikanë u kishin përcjellë homologëve të tyre iranianë të martën në mbrëmje se ata është më mirë bëjnë një marrëveshje, ose nuk do t’ju mbetet asgjë.
Edhe Botë 3 j. më parë Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër Përshkallëzimi i retorikës vjen pasi Trumpi ka thënë se një taksë prej 20% që ai kishte kërcënuar të vendoste në Ngushticën e Hormuzit do të zëvendësohej nga marrëveshje “masive” tregtare dhe investimesh me shtetet e Gjirit.
Njoftimi i tij erdhi disa orë para se SHBA-ja të rifillonte bllokadën e porteve iraniane. Sulmet e rikthyera midis SHBA-së dhe Iranit kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, ndërsa trafiku i tankerëve përmes Ngushticës praktikisht është bllokuar.
