Tomë Gashi: Kjo duhet të jetë detyra e parë e kryeprokurorit të ri

0%

Zejnullah Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas emërimit të Zejnullah Gashit në postin e kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar që prioriteti i tij i parë të jetë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gashi tha se kryeprokurori i ri duhet të adresojë “padrejtësinë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, duke kërkuar zbardhjen e plotë dhe zgjidhjen përfundimtare të rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Postimi i Gashit: Detyra e parë Detyra e parë e Kryeprokurorit të ri të Kosovës, z.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zejnullah Gashi, i cili sot mori detyrën në krye të Prokurorisë së Shtetit, duhet të jetë adresimi i padrejtësisë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë: zbardhja e plotë dhe zgjidhja përfundimtare e rastit të vrasjes së Astrit Deharit.

Burimi: Bota Sot