Thierry Henry shpjegon se pse Spanja gjithmonë e dominon Francën

0%

Legjenda franceze Thierry Henry ka pranuar se Spanja ishte shumë më superiore se Franca në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pas fitores bindëse 2-0 të “La Roja” të martën mbrëma.

Ish-sulmuesi francez lavdëroi sistemin e lojës së Spanjës, të bazuar te mbajtja e topit dhe identiteti i qartë futbollistik, duke shpjeguar edhe arsyen pse Kylian Mbappe dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të përballonin rivalët në një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut. Henry, i cili ishte analist për “Fox Sports” gjatë takimit, u shpreh i impresionuar nga paraqitja e spanjollëve.

“Spanjollët kontrolluan topin dhe treguan pse janë kampionë të Evropës. Ishin shumë më superiorë. Fitoi skuadra më e mirë. Nëse nuk futesh në ritmin e tyre që në fillim, gjithçka bëhet shumë e vështirë. Spanja është skuadra më e keqe ndaj së cilës mund të mbetesh në disavantazh 1-0. Është e vështirë ta pranosh këtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Franca duhet të analizojë atë që ndodhi dhe të dalë më e fortë, me synimin për të mposhtur rivalin e saj të ri më të madh ”, deklaroi Henry. Më tej, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës theksoi se dominimi i Spanjës nuk është rastësi, por rezultat i një filozofie të ndërtuar prej vitesh në të gjitha nivelet e futbollit.

“Te futbolli i femrave, te turnetë e moshave, në Lojërat Olimpike… edhe unë humba një finale ndaj tyre si trajner i ekipit U23 në Olimpiadën e vitit 2024. Herë pas here, ata janë gjithmonë aty. Kanë një identitet dhe një filozofi. Të gjithë luajnë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nivelit. Trajneri e njeh në mënyrë perfekte sistemin. Kjo shihet qartë.

Është një skuadër me yje, por kur Spanja e ka topin, nuk ta jep më. Je ti që duhet ta marrësh. Dua ta përgëzoj sistemin dhe punën që kanë ndërtuar”, shtoi ai. Henry veçoi edhe golin e dytë të Spanjës si shembull të filozofisë së tyre të lojës. Ai shpjegoi se çdo futbollist spanjoll e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë, pavarësisht përvojës apo numrit të ndeshjeve me kombëtaren.

“E kam përjetuar këtë si lojtar kundër tyre, si trajner kundër tyre, por edhe kur luaja te Barcelona. Duhet ta kuptosh se topi lëviz vazhdimisht, secili duhet të qëndrojë në pozicionin e tij, të besojë te bashkëlojtarët dhe ta lërë topin të qarkullojë. Ata krijojnë gjithmonë hapësira për ta tërhequr kundërshtarin. Kundër Francës e pasonin topin sikur rivalët të mos ishin fare në fushë.

Nuk ka rëndësi nëse luan Baena apo Nico Williams. Ata e dinë çfarë duhet të bëjnë që nga mosha nëntëvjeçare. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshja e parë apo e tretë me kombëtaren. Ata e dinë sepse janë rritur duke luajtur me të njëjtin stil” , e mbylli ai..

Burimi: Bota Sot