Qytetarët po vijojnë marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit. Pasi u ndalën përpara Parlamentit, protestuesit kanë rifilluar lëvizjen përgjatë akseve kryesore të Tiranës. Në këto momente, bulevardet po ushtojnë nga një thirrje e re dhe e prerë e turmës së revoltuar.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”, ndërsa kanë brohoritur edhe kundër Sali Berishës. “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg!, u dëgjuan të thërrisnin ata teksa marshonin drejt Rrugës së Elbasanit.
