Takim me kongresmenin Mike Lawler

0%

Mbështetja e përfaqësuesve të popullit në Kongresin Amerikan dhe angazhimi aktiv në demokracinë amerikane janë detyrë patriotike e çdo shqiptaro-amerikani. Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë jo vetëm për të mirën e vendlindjes sonë, por edhe të të gjitha trojeve shqiptare. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kombit shqiptar janë të lidhura ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin e nderuar Mike Lawler, përfaqësues i Distriktit të 17-të të shtetit të Nju Jorkut, ishte një nder dhe një ngjarje me rëndësi të veçantë. I përcolla atij përshëndetjet e liderëve të LQShA-së, z. Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.

Në fjalën time, e informova atë për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për përpjekjet e pandërprera të popullit shqiptar për liri, demokraci, drejtësi dhe unitet kombëtar. Theksova se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe ndër popujt më pro-amerikanë në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të parandaluar fushatën armiqësore kundër Kosovës, ne besojmë se një angazhim më i fortë nga Kongresi dhe Administrata e Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Kosova përfaqëson një investim të rëndësishëm amerikan dhe, së bashku me Shqipërinë, mbetet një partner i rëndësishëm strategjik, suksesi demokratik i të cilit i shërben interesave më të gjera të Shteteve të Bashkuara.

Kongresmenit Lawler ia dorëzova edhe materialet e mia me shkrim, ku përfshiheshin pikëpamjet e mia më të gjera, Deklarata e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në mbështetje të protestave masive, madhështore dhe paqësore të të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë, si dhe libri i xhepit “Mos harro kurrë”, i autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj, që dokumenton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

Pjesëmarrësit në këtë takim, në vazhdim diskutuan mundësitë për një angazhim më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan në politikën lokale dhe kombëtare amerikane, më e rëndësishmja prej të I shpreh mirënjohjen time të sinqertë z.Valon Nikçi për organizimin e këtij eventi shumë të suksesshëm dhe mikpritësve tanë të shkëlqyer Alban, Etnik dhe Sergio Gashi.

Burimi: Bota Sot