Kompania rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se për shkak të një rrjedhjeje në gypin Fi 90 mm, është ndërprerë uji në rrugën “Ferid Curri” në lagjen ‘Arbëria’ nga ora e datës . “Rasti është i komplikuar për intervenim dhe, për shkak të kushteve në terren, ekipet nuk kanë arritur që sonte ta përfundojnë riparimin”, ka shkruar KRU Prishtina.
Sipas njoftimit, punimet do të vazhdojnë nesër më , me qëllim të sanimit të defektit dhe rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë do të jenë pjesërisht: Rruga “Ferid Curri”, Rruga “Spiro Mosiu”, Rruga “Zahide Jashari”, një pjesë e rrugëve përreth zonës së “Ferid Currit” “Ekipet tona do të angazhohen që intervenimi të përfundojë në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka njoftuar më tej Ujësjellësi.
