Lionel Scaloni: Spanja e mundi Francën me ndershmëri dhe drejtësi

0%

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka komentuar fitoren e Spanjës ndaj Francës (2-0) në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Scaloni tha se “La Roja” e meritoi plotësisht kualifikimin në finale, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit të drejtuar nga Luis de la Fuente. “E pashë një pjesë të ndeshjes së Spanjës, por nuk arrita ta ndiqja të gjithën.

Mendoj se ata e merituan fitoren. Sot luajtën një ndeshje të shkëlqyer, duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, dhe kjo ishte paraqitja e tyre më e kompletuar në këtë Botëror”, deklaroi Scaloni. “Urime për ta, ata fituan në mënyrë të ndershme dhe të drejtë”, shtoi trajneri argjentinas.

Scaloni gjithashtu foli me fjalë të mira për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, me të cilin ka një marrëdhënie të mirë. “Jam i lumtur për De la Fuente, ai e meriton këtë sukses. Është një person i mrekullueshëm dhe gjithmonë më ka ndihmuar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej, por ai e ka fituar plotësisht këtë mundësi”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Botës më 15 korrik, me fillim nga ora .

Burimi: Telegrafi