Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se është duke e trajtuar “një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi”. Siç bëhet e ditur, deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë. Gjatë datave 13, 14 dhe , ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona.
Nga QKUK njoftojnë se pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. “Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit.
Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh. Stafi mjekësor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po monitoron vazhdimisht gjendjen e tyre, ndërsa po punohet intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit”- thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Nga ky institucion kanë dhënë detaje edhe për trajtimin e pesë pacientëve të dyshuar për helmim nga Hani i Elezit. 65 persona dyshohet se janë helmuar në qytetin e Hanit të Elezit nga e deri më . Për këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si: “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Veseli tha se do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. “Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rreth , Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’.
Si rrjedhojë do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hanit të Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.
Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Kimete Kuka Hasallari, tha për KALLXO.com se nga ora e datës , kanë filluar të paraqiten rastet e para të dyshuara nga helmimi. Ajo theksoi se më së shumti raste kanë filluar të paraqiten nga ora dhe kanë vazhduar deri në orën të mëngjesit të datës . “Trajtim aktualisht po marrin 65 persona.
Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim. Personat e helmuar janë duke marrë trajtimin në QKMF. Vetëm tre raste janë referuar për në QKUK por fatmirësisht janë liruar po atë natë. Dhe tani trajtimin tutje janë duke e marrë në QKMF”- ka thënë Kuka Hasallari për KALLXO.com.
Drejtoresha e Shëndetësisë ka sqaruar se në total janë mbi 90 persona me simptoma sikur të helmimit të cilët po trajtohen në QKMF-në e Hanit të Elezit por që janë me virozë.Ajo po ashtu ka bërë të ditur se janë në pritje të raporteve finale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe inspektorati.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, tha se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data deri më , janë trajtuar dhjetëra persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.
Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. QKUK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ushqimet e shpejta gjatë ditëve me temperatura të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve.
