Vora do të përballet me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në “Abissnet Superiore”. Sfida e përcaktuar për t’u zhvilluar nesër në stadiumin “Vora” do të nisë prej orës .
Një ditë para këtij dueli me kampionët në fuqi, vorakët kanë ndarë një postim në rrjetet sociale, ku rikujtojnë se si i mposhtën rrogozhinasit në shtëpinë e tyre, madje brenda 45 minutave me dy golat e Irgi Kasallës. “Herën e fundit përballë Egnatias”, shkruan klubi i Vorës në videon e shpërndarë ku tregohen edhe momentet e golave.
Një rikujtesë që shërben për të ndezur akoma dhe më shumë atmosferën në prag ndeshjes. Kujtojmë se Vora e nisi me këmbë të mbarë këtë sezon në Superiore me fitoren 0-1 në transfertë përballë Dinamos në “Elbasan Arena”, ndërsa Egnatia mposhti 3-0 Tiranën mes Rrogozhinës.
