Komuna e Vitisë shqyrton investimet në sistemet e ngrohjes me biomasë

0%

Komuna e Vitisë ka diskutuar mundësitë për investime në sistemet e ngrohjes qendrore me biomasë përmes modelit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP), në kuadër të një takimi të zhvilluar mes kryetarit të komunës, Sokol Haliti, dhe përfaqësuesve të organizatës CNVP.

Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, takimi u mbajt në kuadër të projektit SUNREED, ku u prezantuan mundësitë dhe hapat e nevojshëm për ta shndërruar idenë për ngrohje qendrore me biomasë në një projekt të zbatueshëm. Gjatë diskutimeve, fokusi ishte në përgatitjen e udhëzuesve, dokumenteve orientuese dhe koordinimin e veprimeve të mëtejme për realizimin e projektit.

Komuna bëri të ditur se eksperti i angazhuar për Partneritetin Publiko-Privat në kuadër të projektit SUNREED është duke hartuar një udhëzues të posaçëm për komunat, i cili synon të lehtësojë planifikimin dhe realizimin e investimeve në sistemet e ngrohjes me biomasë sipas standardeve të PPP-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, në takim u diskutuan edhe modelet e mundshme të partneritetit publiko-privat, përgjegjësitë institucionale, menaxhimi i rreziqeve dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për fazat e ardhshme të projektit. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se komuna mbetet e përkushtuar për zhvillimin e projekteve të qëndrueshme në sektorin e energjisë.

Sipas tij, investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë synojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Burimi: Telegrafi