Vendimi i shpejtë i një drejtori mësuesi për të evakuuar shkollën e tij shpëtoi 900 nxënës nga përmbytjet vdekjeprurëse përgjatë kufirit Nepal-Tibet Rajendra Dawadi i tha BBC-së se ishte njoftuar për përmbytjet që po afronin dhe i zhvendosi studentët në vende më të larta vetëm pak minuta para se të kalonin.
Një nxënëse thotë se ajo dhe shoqet e saj mbijetuan “vetëm për 10 sekonda” dhe panë teksa një pazar aty pranë u rrënua nga toka. Fatkeqësia e së mërkurës ka vrarë të paktën 794 persona dhe më shumë se 2,500 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Nepal, thonë zyrtarët lokalë.
Në Tibet, numri zyrtar i të vdekurve është 16 , me 546 të raportuar si të zhdukur, sipas mediave shtetërore kineze – ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar , thotë korrespondenti i BBC-së.
