Conte zbulon emrat e tre futbollistëve më pak të njohur që ‘vodhën’

0%

Ish-trajneri i Italisë, Antonio Conte ka dhënë një vështrim ekskluziv të edicionit të sivjetmë të Kupën e Botës, teksa ka zbuluar emrat të cilët e kanë befasuar për të mirë.

Teksa vëmendja e opinionit është përqendruar te yjet si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham, Conte ka zgjedhur të veçojë tre futbollistë që nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes, por që sipas tij kanë zhvilluar një turne mbresëlënës.

Trajneri italian vlerësoi lojtarët që kanë spikatur me paraqitjet e tyre, pavarësisht se nuk gëzojnë të njëjtin status si emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. “Më pëlqeu Hassan, anësori egjiptian; Bouaddi, mesfushori maroken; dhe Oulai, mesfushori i Bregut të Fildishtë”, ka thënë Conte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tre futbollistët kanë qenë ndër zbulimet më interesante të Kupës së Botës 2026, duke tërhequr vëmendjen me energjinë, cilësinë teknike dhe ndikimin në paraqitjet e kombëtareve të tyre. Vlerësimi nga një trajner me përvojën e Contes pritet t’i vendosë ata edhe më shumë në radarët e klubeve të mëdha evropiane.

Ndërsa Kupa e Botës po hyn në fazën vendimtare, performancat e lojtarëve më pak të njohur vazhdojnë të jenë një nga historitë më të bukura të këtij edicioni, duke dëshmuar se turneu më i madh i futbollit mbetet skena ideale për lindjen e yjeve të rinj.

Burimi: Telegrafi