Shpërndaje në: Si e përballon trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, presionin e Kupës së Botës? E thjeshtë: një biçikletë dhe një akullore. Pozita e selektorit të Anglisë është prej më të vështirave në futboll. Presioni është i madh. Anglia sonte nga ora përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit. “Ndonjëherë thjesht hip në biçikletë dhe pasataj të duhet një parking i madh.
Një akullore në dorë për 15 minuta mbi biçikletë dhe pastaj ndihesh sikur je 15-vjeçar”, ka thënë Tuchel në prag të ndeshjes më të rëndësishme në karrierën e tij. “E shijon kohën tënde në një mbrëmje të ngrohtë vere për 15 minuta me akulloren në dorë dhe rilidhesh me bukurinë e asaj ndjenje që të gjithë kemi brenda nesh.
Dhe kjo ndonjëherë është e gjitha që duhet”, ka theksuar tekniku gjerman. Edhe Botërori 2026 3 d. më parë Temperatura të pabesueshme në ndeshjen Norvegjia-Anglia Ai mori drejtimi ne Anglisë në vitin 2024 me synim për ta udhëhequr drejt titullit të parë të botës që nga viti 1966. “Përvoja në këtë Botëror më mbush me energji dhe më bën të ndihem i gjallë.
Më pëlqen që më jep energji çdo ditë. Nuk ndiej barrë. E ndiej tensionin dhe unë do të jem nervoz. Por kjo është normale. Por nuk ka ndonjë barrë”.
