Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes

0%

Shpërndaje në: Ndonëse Franca e humbi gjysmëfinalen, Kylian Mbappe do të vazhdojë garën për golashënuesin më të mirë të Botërorit. Por jo në finale. Ai me Francën të shtunën mbrëma do të paraqiten në ndeshje për vend të tretë. Mbappe, si gjithë lojtarët e tjerë të Francës, shfaqi fare pak në gjysmëfinalen e së martës ndaj Spanjës.

Spanjollët dominuan plotësisht dhe fituan 2:0 për vend në finalen e së dielës. Mbappe i ka tetë gola deri më tani, por nuk shfaqi ndonjë rrezik ndaj mbrojtjes spanjolle. “Lavdinë e merr vetëm kur fiton”, ka thënë Mbappe. “Kur nuk fiton është vetëm pjesë e lojës. Si kapiten unë duhet të marr gjithë përgjegjësinë dhe nuk kam problem me këtë. Ne donim të shkonim në finale. Nuk shkuam”.

Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Çka kanë bërë Franca dhe Iraku gjatë ndërprerjes dyorëshe të ndeshjes Pak ra në sy Mbappe gjatë gjithë ndeshjes. Nuk kishte shumë prekje të topit po ashtu. “Spanja ka ekip që pëlqen ta ketë kontrollin e lojës, kontrollin e topit. Dhe ne e lejuam të bënte këtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I lejuam mesfushës spanjolle shumë kohë për të luajtur dhe mesfushorët e Spanjës kishin cilësi për të luajtur. Është e vështirë kur nuk e ndryshon lojën e Spanjës. Nuk ishim në nivelin për të shkuar në finale”, ka pranuar Mbappe.

Burimi: Koha