80 vite nga vrasja e profesor Ymer Berishës

0%

Ymer (Shaban) Berisha, lindi në fshatin Gjurgjevik i Madh, të Klinës më 1912. Pas kryengritjes së vitit 1919 në Kosovë, për shkak të represionit, iku bashkë me të atin në Shqipëri. Shkollën fillore e filloi në Krumë dhe e përfundoi në Fushë Krujë. Shkollimin e vazhdoi në Normalen e Elbasanit.

Me shkrimët e nivelit të lartë të botuara në revistën Normalisti, kishte tërhequr vemendjën edhe te Homerit shqiptar Gjergj Fishtës. Me mbështetjën e Fishtës siguroi bursën nga shteti shqiptar dhe vazhdoi studimët në Itali. Aty përfundoi Akademinë Ushtarake dhe Fakultetin e Histori-Gjeografisë. Pas kthimit punoi si mësimdhënës në disa shkolla të Shqipërisë.

Ishte ndër intelektualët më të shquar nga Kosova në Shqipëri. Në vitin 1941 pas okupimit të Jugosllavisë nga nazi-fashizmi prof. Berisha u kthye në Kosovë ku filloi punën si mësimdhënës në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në rezistencën e Drenicës, ishte pjesë e Shtabit të Shaban Polluzhës në fillim-vitin e vitit 1945 dhe një ndër njerëzit më të respektuar të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas shuarjës të rezistencës të Drenicës, Berisha mbeti njëri nga prijësit e dalluar të Rezistencës së Kosovës. Konsiderohet njëri ndër ideologët dhe krijuesit e platformës politike për mbrojtjen e kufijve etnikë. Ai dhe organizata e tij “Besa Kombetare” ishin përcaktuar për luftë të armatosur. Kuvendi i Dobërdolit i gushtit 1945 e zgjodhi udhëheqës politik.

Në Kuvend prezantimi i problemeve që kërkonin zgjidhje nga prof. Berisha ishte shumë përbajtësor. Mbante lidhje me forcat anglo-amerikane e në veçanti me gjeneralin Hadgson. Në një raport me prof. Berisha e informonte atë për situatën e rëndë politike në Kosovë. Ai i ofronte Britanisë së Madhe pasqyrë reale mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Më 11 korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, profesori u vra ku ishte se bashku me liderin e Lugut te Drinit Ndue Përlleshin alias Besnik Kombëtarin. Këtë nofkë ia kishte dhenë pikërisht profesor Berisha. E kishte ndier besnikërinë e Përlleshit dhe ishin të pa ndashëm deri sa dha shpirt në prehërin e tij. Shtrohët pyetja si duhët të kujtohët profesori?

Përmbledhurazi ai duhët të kujtohët: Si trashëgimtar i një familje me traditë atdhetare; Si një ndër Normalistët e parë të diplomuar në Elbasan nga Kosova; Si shkrimtar i dalluar që në bankat e shkollës Normale dhe shok i Sterjo Spases, Si një ndër profesorët dhe ushtarakët e parë të diplomuar nga Kosova me bursën e shtetit shqiptar; Si mësimdhënës i dalluar në shkollat e Shqipërisë ku punoi; Si një ndër të parët që u rikthye në Kosovë në vitin 1941 me krijimin e rrethanave të reja; Si një ndër profesorët e parë e të dalluar të Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës” i cili për kohën mund të quhej Universitet.

Si një ndër intelektualët e parë që tregoi rezerva ndaj jetësimeve të vëndimeve të Bujanit; Si një ndër ata i cili la detyrën e profesorit për ta kundërshtuar ripushtimin; Si një ndër të parët që iu bashkua Shaban Polluzhës duke u bërë anëtar i Shtabit të tij; Si themelues të organizatës “Besa Kombëtare” dhe udhëheqës i saj; Si një ndër intelektualët më vizionarë më pikëpamje dhjathtiste, me qartësi politike antifashiste dhe antikomuniste; Si strateg që orientoi interesat shqiptare kah aleatët anglo-amerikanë; Si mesazh që vlen edhe sot që duhët ruajtur aleancat anglo-amerikane Si intelektual që bashkëpunoi ngushtë me ajkën nacionaliste të kohës si Halim Spahinë, Bedri Pejanin, Ferat Dragën, Marie Shllakun, Gjon Serreçin, Sylejman Vuçiternën, Muharrem Bajraktarin, At Bernard Llupin, Pashuk Bibë Mirakajn, Ajet Gergurin, Adem Gllavicën, etj.; Si bashkëluftëtarë i afërt i Ukë Sadikut, Ndue Përlleshit, Zef Gjidodës, Feriz Bojës, Ndrecë Nikollës, Malë Bashotës, Mulla Iljaz Brojës, Dom Pjetër Berishës, Ndrecë Lleshit, Mehmet Agë Rashkocit, Zeqir Lutanit, Bardhec Roganit, Demë Ali Pozharit, Alush Smajlit, Qazim Bajraktarit etj.

Si lider të shumë Kuvendeve Kombëtare të asaj periudhe dhe si unifikues dhe përafrues të të gjitha grupeve dhe çetave shqiptare; Si hartues të promemorjes dërguar gjeneralit anglez Hadgson. Si shkrues i ditarit të luftës i cili u gjend në kohën e fundit në arkivat e Beogradit.

Si shpirti, forca dhe truri i rezistencës nacionaliste në Kosovë i cilësuar nga raporti i CIAS-amerikane i 7 janarit 1953.

Si i zgjedhur (në mungesë) udhëheqës i mbarë Lëvizjes Çlirimtare për të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi, nga Kongresi i Lipovicës (Blinajës) më 25 korrikut 1946, pa dijeninë se ishte vrarë; Si i përndekur dhe i vrarë në pritë më , në Hereç të Gjakovës, nga forcat jugosllave në bashkëpunim me komunistët e Shqipërisë.

Si i ri idealist që priste të krijonte familje pas çlirimit të Kosovës. Si i ri që kishte kaq shumë aktivitet arsimor, atdhetar dhe luftarak për vetëm 34 vjet jetë. Si me urdhër të Gjon Serreqit u dënua me pushkatim spiuni i tij dhe u ekzekutua në Blinajë.

Si i varrosur e zhvarrosur dy herë nga komunistët deri sa ia humbën varrin; Si nderi dhe përsonaliteti më i dalluar i komunës të Klinës i të gjitha periudhave; Si përsonaliteti që i takon përmasave gjithëkombëtare; Si përsonaliteti më thelbësor më të cilin duhët të identifikohët Klina në arealin kombëtar; Si i dekoruar hero i Kosovës Si i dekoruar nga komuna e Klinës me dekoratën nderi i Klinës.

Si personalitet që do ta nderonte Klinën me lapidarin e tij. Si udhërrëfim për brezat të mësojnë veprimtarinë e Komandantit të maleve Dardane, Durim Vullnetit, alias Ymer Berishës, historian, gjeograf, politikan, ushtarak, shkrimtar e humanist.

Këtë kumtesë do ta përmbyll me fjalët Haki Balshit shok i Normalës të Elbasanit të Ymer Berishës i cili kur mësoi për vrasjën e tij ndër të tjera i shkroi edhe këto vargje: Fli i qetë o i urti burrë O i vdekuri që s’vdes kurrë. Kumtesë e mbajtur në Akademi në përkujtimore në Klinë më 11. 07. 2026

Burimi: Bota Sot