Zjarret në Shqipëri: Katër vatra aktive – situata më problematike në

0%

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacionit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës Ministria raporton se janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Situata më problematike vijon në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit.

Sot operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA. Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH/bashkisë dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Gjatë natës është regjistruar gjithashtu një tërmet me magnitudë ML 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, bashkia Delvinë, pa problematika të raportuara në komunitet apo infrastrukturë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ Euronews.al

Burimi: Kallxo