Emergjencë në një anije në Greqi, vdes turisti

0%

Një turist britanik ka humbur jetën në bordin e një anijeje kroçere pranë ishullit grek të Kretës, pasi u gjet pa shenja reagimi. 79-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në anije gjatë lundrimit në Detin Mesdhe, kur mjeti detar u detyrua të ankorohej në Kretë për shkak të emergjencës mjekësore, shkruan Metro.

Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por më pas u shpall i vdekur në spitalin lokal. Autoritetet portuale në Hania kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e vdekjes, raportojnë mediat britanike. Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji ku një shtetas britanik humb jetën në një anije kroçere në Greqi.

Më herët, një 67-vjeçar vdiq në një anije me flamur maltez pranë ishullit të Korfuzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot