Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në shkollat e Mramorit dhe Grashticës në Prishtinë kanë përfunduar punimet në kuadër të investimeve për rritjen e efiçiencës së energjisë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, në këto dy shkolla janë përfunduar punimet në fasada, kulme dhe dritare.
Investimet synojnë përmirësimin e kushteve infrastrukturore për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe rritjen e efiçiencës energjetike të objekteve shkollore. Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, përfshirë lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.
Punimet janë realizuar në kuadër të investimeve për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe synojnë që objektet shkollore të ofrojnë kushte më të mira dhe më të qëndrueshme për komunitetin shkollor.
